Anëtarët e rinj të Parlamentit Shqiptar, të cilët morën për herë të parë mandatin në zgjedhjet e 25 Qershorit 2017, vijojnë të befasojnë me deklaratat e pasurisë. Përpos deputetëve demokratë Agron Shehaj dhe Luan Baçi, një tjetër personazh i pasur i është bashkuar Parlamentit. Ai është deputeti i Partisë Socialiste, për Qarkun e Vlorës, Vullnet Sinaj, i cili rezulton me aksione nga 50 % deri në 100 % në 27 shoqëri tregtare.
Referuar deklaratës së pasurisë së zbardhur nga Shqiptarja.com, deputeti Sinaj posedon pjesërisht rrjetin e big marketeve në qarqet kryesore të vendit. Vetëm gjatë një viti kalendarik, ligjvënësi deklaron të ardhura nga 21 biznese në shumat 6 000 000 lekë, 10 690 527 lekë, 3 639 728 lekë, 4 488 359 lekë, 3 997 911 lekë, 3 679 561 lekë, 4 929 840 lekë, 4 013 556 lekë, 4 207 914 lekë, 2 853 324 lekë, 5 447 067 lekë, 3 703 927 lekë etj.
Ligjvënësi e justifikon pasurinë me të ardhura nga emigracioni, paga, kursime familjare, të ardhura nga bizneset, hua dhe kontribut nga familja. Bashkëshortja e deputetit, Miranda Sinaj, rezulton aksionere me 49100 % në pesë kompani të ndryshme, ndërsa referon si burim të ardhura nga paga, të ardhura nga biznesi dhe kursime familjare.
Dy vajzat e deputetit, Enxhi Sinaj dhe Françeska Sinaj deklarojnë kuota në dy kompani. Deputeti i Vlorës deklaron gjithashtu apartament banimi me sipërfaqe 52 m2 në Tiranë, me vlerë 8 580 lekë, apartament banimi me sipërfaqe 39 m2 në Vlorë dhe shtëpi banimi me sipërfaqe 75 m2 dhe truall 1 200 m2, në Vlorë, tokë atë me sipërfaqe 11 400 m2 në Vlorë etj.
Vullnet Sinaj deklaron edhe disa llogari bankare në bankat e nivelit të dytë në vlerat 35 884 923 lekë, 57 696 euro, 73 799 euro, 52 455 243 lekë etj.
Diskutime rreth kësaj post