Në ditën e saj të lindjes, një grup të rinjsh shkodranë kanë suprizuar ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Ata kanë organizuar paraditen e sotme një festë suprizë për ish-deputeten shkodrane, ku qershia mbi tortë ishte mesazhi i urimit për zonjën Topalli.
“Edhe 100 vite të tjera kontribut për Atdhe”, shkruhej në mesazhin mbi tortën që të rinjtë shkodranë i dedikuan Topallit.
Festa kaloi me biseda dhe batuta mes zonjës Topalli dhe të rinjve, që ishin një buçetë tjetër e gëzuar në ditëlindjen e politikanes shkodrane.
Diskutime rreth kësaj post