10 ditë pasi ishte larguar nga shtëpia, policia e Durrësit arrin të gjejë dhe të dorëzojë tek familjarët një vajzë të re.
18-vjeçarja E.R., banuese në Ishëm, rezultonte e larguar nga shtëpia që në datë 14 nëntor.
Ditën e premte, policia ka mundur të lokalizojë vendndodhjen e saj. Por deklarata e saj në polici ka habitur familjarët, që e kishin denoncuar të zhdukur prej ditësh.
Para efektivëve të rendit, vajza e re ka pranuar se ishte larguar nga shtëpia me dëshirën e saj.
Diskutime rreth kësaj post