Prostitucioni është konsideruar si një prej profesioneve më të vjetra në botë, por kjo nuk do të thotë se në ditët e sotme i ka rënë vlerat. Sot e hasim në mënyra të moderuara dhe të aplikuar në forma të ndryshme.
Prostitucioni virtual dhe më konkretisht ai online po merr gjithmonë e më shumë përmasa të gjera. Policia jonë thotë se po e lufton këtë mënyrë të fitimit të parave, por nuk e dimë sa do të veprojë në lidhje me këtë rast.
Bëhet fjalë për një vajzë, e cila ka marrë një mesazh skandalizues në Facebook-un e saj. Një person i panjohur i shkruan dhe e pyet nëse do të fitojë mbi 200 euro gjatë një nate, duke kryer marrëdhënie seksuale me meshkuj që nuk i njihte. E ndier në siklet nga ajo që lexon, e reja refuzon në mënyrë kategorike dhe i këshillon edhe bashkëbisedueses së saj të dalë nga kjo rrugë në të cilën është futur.
Mirëpo, insistimi i vajzës vijon, teksa flet jo vetëm për kënaqësinë monetare dhe benefitet që kjo “punë” ka, por edhe për ato fizike, teksa përshkruan aktin seksual.
Në vijim mund të ndiqni një pjesë të bisedës mes dy vajzave, ndërsa denoncuesja bën me dije se e ka paraqitur rastin në polici, por nuk ka besim nëse mund të ketë një hetim të plotë apo jo.
Ajo bën apel që vajzat e reja dhe të pambrojtura të mos bien pre e këtyre rasteve shfrytëzuese dhe përfituese. /JOQ/
Diskutime rreth kësaj post