Nga Mentor Kikia
Titulli origjinal: Kur festat shndërrohen në produkte marketingu
Edhe pak ditë dhe fillojnë festat. Gëzim, hare, dyqane plot, fëmijë të lutur me prindër përdore që blejnë çdo gjë që u pëlqen, njerëz që mbushin shportat, dyqane që afishojnë ofertat dhe uljen e çmimeve, mjedise të zbukuruara, pemë të ndricuara, babagjyshë që vijnë me slita e drerë, të sjellin thasët me lodra, borë, po po edhe borë që bie….
Në fakt nuk është kjo ndodh në realitet. Këto janë ato çfarë shaqen në ekrane. Janë festat që prodhojnë kompanitë tregtare, zyrat e tyre të marketingut. Çdo vit i shikoj se si gjallërohen ekranet nga reklamat që javën e parë të Dhjetorit. Kështu ndodh për çdo lloj feste, në çdo stinë. Dhe më është mbushur mendja se festat më shumë janë produkte komerciale sesa ditë që kremtohen nga njerëzit. Festat ngjajnë si evente marketingu. Dhe janë vërtet shumë.
Dëgjon e ç’nuk dëgjon, por ofertat më absurde që kam dëgjuar janë: Organizim udhëtimi në Turqi për festat e Nëntorit(dmth të festosh festën e pavarësisë në Turqi). Po atë të çlirimit, mos duhet ta festojmë në Gjermani? Dhe, ofertat e kompanive celulare: “Flisni pa fund, festoni duke folur.
Festoni duke lundruar në internet”. A? E si festohet duke qëndruar në internet?
Diskutime rreth kësaj post