Diego Armando Maradona befason sërish botën e futbollit. Këtë radhë çështja është brenda familjes së tij, pasi El Pibe de Oro ka kërkuar dënim me burg për të bijën e tij, Giannina, për shkak të një çështjeje gjyqësore që ai kishte me ish-bashkëshorten e tij.
Maradona e kishte denoncuar ish-bashkëshorten e tij për një vjedhje të mundshme prej 3.8 milionë eurosh gjatë martesës. Sipas avokatit mbrojtës të Maradonës, Giannina kishte udhëtuar drejt Uruguajit për të sistemuar këtë shifër dhe ta bënte të rregullt nëpërmjet disa lëvizjeve bankare.
Ndërkaq, vetë Giannina ka reaguar ndaj kësaj manovre të të atit nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një prej postimeve të saj në Twitter, Giannina shkruante se babai i saj dhe avokati i tij e dinë ku ta gjejnë për të diskutuar për të dhënë më pas një tjetër mesazh me tone disi më pajtuese. “Babain tim e kam falur për veprime më të këqija dhe këtë po e bëj edhe në këtë rast”, thekson Giannina. “Nga larg i shpreh të gjithë dashurinë dhe mirënjohjen time pasi falë tij mund të bëj zgjedhjen time se çfarë njeriu dua të jem”.
Diskutime rreth kësaj post