Për këngëtarin Stefi Prifti dita e sotme ka qenë mjaft e vështirë pasi përkon me 2-vjetorin e ndarjes nga jeta së bashkëshortes së tij Marina.
Ai ka dashur ta kujtojë këtë ditë përmes një postimi në rrjete sociale dhe një shkrimi të gjatë dedikuar bashkëshortes, për të cilën shprehet se këto dy vjet kanë ikur mjaft shpejt ai nuk i ka ndjerë si për çudi.
“Sot ishte dita perkujtimore e ndarjes nga jeta te bashkeshortes time Marina Xhavara Prifti. Iken dy vjet…! Per cudine time me duken me pak se kaq! Ka pasur raste gjate kesaj kohe, qe pyesja veten – pse kjo ndijesi e tille?! Normale do te ishte te ndieja te kunderten, te me dukeshin keto dy vite si nje jete…, por jo! Per cudi, me mua ka ndodhur e kunderta! Me duken shume me pak se dy vite! Ndoshta nje psikolog mund te jape shpjegimin e ketij perjetimi..!
Natyrisht, une dhe vajzat e mia shkojme shpesh ne Fier tek varezat, por asnjehere nuk kam menduar te shkruaj apo te postoj dicka me pare..! Arsyeja qe me bindi ta bej lajm, ishte kjo foto qe me dergoi ne viber vajza ime Maria! Patjeter ajo (natyrisht edhe une dhe gjithe familja jone), ka deshiren, qe mami i saj Marina te kujtohet nga familjaret, shoqet e shoket, pedagoget kolege dhe stafet akademike, ku Marina ka dhene kontributin e Saj si pedagoge dhe studiuese e gjuhes dhe letersise shqipe, nga studentet qe e deshin dhe i donte kaq shume.
Falenderoj gjithe familjaret dhe miqte qe e pine nje kafe me mua sot.
Ia u shperblefsha ne gezime!
Per veten, nuk dua te flas, duke besuar mirekuptimin tuaj!
I paharuar kujtimi Yt, Marina
dashuria dhe nena e dy vajzave te mia,”-përfundon Stefi në rrjete sociale. Bashkëshortja e tij u nda nga jeta dy vite më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Diskutime rreth kësaj post