Beri buje deklarata e tij një javë më parë në emisionin ‘Zonë e lirë’ te Arian Canit, ku foli për projektin e krijimit të Principatës së Libofshës.
Pas kësaj, në media u përhap lajmi se Alexandre de Basseville ishte i dënuar me 20 vjet burg në Amerikë, madje atij i ishte ndaluar hyrja përgjithmonë në SHBA.
Por për ‘’Panorama‘ ai sqaron të vërtetën e ketyre thashethemeve.
Këto ditë është rikthyer në vëmendjen e mediave shqiptare, çështja e burgut që mund të bësh në SHBA. Si është e vërteta e lajmit me titull “Princi i Libofshës i dënuar me 120 vjet burg për armë dhe drogë”?
Nga një operacion i ngritur nga agjentët federalë të DEA, u akuzova në 2006-n me 51 akuza, të cilat ishin ngritur nga agjentët për të më vënë poshtë. Rrezikoja 120 vjet burg, por në fund të procesit dola fitimtar. Akuzat ranë njëra mbas tjetrës pa pasur asnjë provë. Backgroundi im jo vetëm si fotograf, por si biznesmen e pasardhës i Familjes Mbretërore, më kanë vënë gjithmonë në kontakt me politikën. Proçesi gjyqësor në Amerikë ishte një luftë politike dhe financiare.
Mediat aluduan se keni paguar për të fituar lirinë pas 51 akuzave për armë, drogë, pastrim parash, marrëveshje diplomatike me Lindjen, takime me të gjithë krerët e vendeve të Lindjes, etj. Çfarë mund të na thoni?
Jam një person që vjen nga financa, bankat dhe tregtia e rangjeve të larta, e sigurisht nuk është e thjeshtë si punë. Për ata që mendojnë që dikush i akuzuar për 120 vjet del i pafajshëm për 3 vjet e gjysmë, dhe që paskam paguar 500 000 dollarë për të dalë, do të thotë që nuk e njohin sistemin gjyqësor amerikan dhe është qesharake ta mendosh kështu. Të ishte kështu, atëherë të gjithë do ishin të aftë të dilnin nga burgu duke paguar. Kështu që u them mediave se para se të marrin copypaste lajme nga interneti, duhet të thellohen më tej. Këtë çështje e kam sqaruar në librin tim “My Duty” (Detyra ime), por jam në dispozicion të gjithkujt që do të më pyesë për çështjen në fjalë.
Diskutime rreth kësaj post