Kë kete video mund te shihni se si një grup hajdutësh thyejnë një dyqan kompjuterësh e telefonash prane shkollës “Vasil Shanto”, në Tirane.
Ngjarja ka ndodhur ne te gdhire te dites se martë me 21 Nëntor, ne vetem 1 minutë e 46 sekonda.
Kompanisë private të sigurisë i duheshin së paku 5 minuta të mbërrinte në vendin e ngjarjes.
Autorët futen në dyqan dhe i drejtohen direkt banakut, ku edhe ndodhen telefonat celularë. Madje ata zbulojnë edhe një vend sekret ku mbaheshin telefonat e shtrenjtë apo të klientëve që i kishin sjellë për riparim, sic mund ta shihni ne videon e postuar nga Klan.
Autorët më pas u larguan me një automjet tip “Ford Eskort”.
Diskutime rreth kësaj post