Nje histori e tmerrshme, horrori qe ka zgjatur disa muaj mes nje kosovari dhe nje shqiptare, qe per bashkejetesen te cudit qe kur merr vesh diferencen e madhe qe ata kane ne moshe.
Sipas mediave italiane, nga janari deri në korrik të këtij viti shqiptarja 50 vjecare nuk kishte pasur guximin të denonconte torturat që i bënte burri i dhunshëm.
Sipas prokurorise, 30-vjeçari shqiptar nga Kosova ishte bërë xheloz dhe kishte frikë se partnerja e tij, 20 vite më e madhe se ai, do të kthehej me ish-te dashurin e saj.
Disa here ajo kishte përfunduar në spital, por para mjekëve, gruaja me origjinë shqiptare, ne disa raste e ka fshehur ngjarjen, ndersa ndonjehere nuk mund të shmangte denoncimin e të dashurit me origjinë kosovare.
Të mërkurën, situata ka degraduar. Ajo u paraqit në urgjencë me demtime te tmerrshme, në sy e kudo ne trup: ishte izoluar në shtëpi nga partneri, i cili përveçse e kishte rrahur në fytyrë dhe krahë, i kishte shkaktuar ënjtje në pjesët intime, si pasojë e dhunës seksuale.
Ai e kishte rrahur dhe i kishte shtrënguar qafën aq fort per ta penguar që të ikte nga shtepia.
Keshtu shqiptari perfundoi ne prangat e Policise se Ponzano. Emrat e tyre nuk behen me dije nga mediat italiane.
Diskutime rreth kësaj post