Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy peshkaqenët e mëdhenj që dominojnë prej 27 vitesh politikën dhe nëntokën e interesave të mëdha në Shqipëri, vijojnë të mbajnë nën kontroll Shërbimin Informativ Shtetëror. Lëvizja në dukje shantazhuese e Edi Ramës, i cili propozoi Visho Ajazi Likën ambasador të Shqipërisë në NATO, nuk e zbeh aspak influencën e dyshes Berisha-Meta në godinën e sekreteve, e cila shpërben edhe si ‘Qytetar dixhital’.
Lëvizja e parë që bëri Visho Lika në krye të shërbimit sekret, sigurisht sipas linjës së interesave të Sali Berishës, ishte rikthimi në SHISH i njerëzve që kanë shërbyer në SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes. Ky i fundit për llogari të pushtetit të parë të Sali Berishës, dhunonte, masakronte, rrëmbente dhe zhdukte nga faqja e dheut kundërshtarët politikë të Sali Berishës.
Një pjesë e mirë e njerëzve që shërbyen në këtë strukturë terrori, janë sot në poste të rëndësishme në Shërbimin Informativ Shtetëror.
Ferdinant Nuku. Ish këshilltar, emëruar pas ardhjes së Vishi Likës drejtor i Departamentit të Zbulimit përpara pak muajsh. Ka filluar punë në kohën e SHIK të viteve 92-97. Gjatë rebelimit të vitit 97 në Vlorë ka kryer detyra specifike për shtypjen e “rebelëve”.
Ismet Zaganjori. Ka qenë kryetar i degës së Analizës në Drejtorinë e Zbulimit të SHIK të viteve 92-97. U emëruar pas ardhjes së Vishi Likës drejtor i Kabinetit të Drejtorit të SHISH.
Sandër Kovaçi. Ish inspektor në strukturën e SHIK në vitet 92-97. Është emëruar pas ardhjes së Vishi Likës drejtor i departamentit të Analizës së SHISH në mars të 2013.
Sadi Hoti. Ka qenë kryetar i degës së SHIK të Malësisë së Madhe në kohën e SHIK të viteve 92-97. Është emëruar pas ardhjes së Vishi Likës pa kursin bazë, drejtor i Departamentit të Mbështetjes në aparatin qendror, detyrë kjo mjaft e rëndësishme pasi ndër të tjera ka në varësi dhe Drejtorinë e Përgjimeve.
Robert Tuci. Ka qenë kryetar dege në strukturën e Zbulimit të SHIK të viteve 92-97. Është emëruar pas ardhjes së Vishi Likës, pa kursin bazë, drejtor i Drejtorisë kundër Narkotikëve në aparatin qendror. Gjatë “rebelimit” të vitit 97 në Vlorë ka kryer detyra specifike për shtypjen e rebelëve.
Krenar Kruja. Ka qenë kryetar i SHIK në Elbasan në vitet 92-97. Është emëruar pas ardhjes së Vishi Likës, pa kursin bazë, kryetar i degës së Sigurimit të Personelit në aparatin qendror. Marrë nga policia.
Xhelal Shehu. Ka qenë inspektor i Drejtorisë Operacionale të SHIK të viteve 92-97. Është emëruar drejtor i Drejtorisë së Sigurimit në aparatin qendror. Për të evidentohet një rast në vitin 2005 që është kapur nga policia, pa qenë punonjës i SHISH, me një dokument të falsifikuar sikur punonte në SHISH. Është emëruar në detyrë pa kursin bazë.
Uzri Hoxha. Ka qenë inspektor në strukturën e zbulimit të SHIK të viteve 92-97. Është emëruar pas ardhjes së Vishi Likës këshilltar i drejtorit të SHISH. Është emëruar me kush sigurie të mangët, pasi në polici figuron me probleme.
Kujtim Prifti. Ish inspektor në Fier. Është emëruar drejtor i Departamentit të Kundër Zbulimit. Ka filluar punë në kohën e SHIK të viteve 92-97. Është në pozicionin më të lartë.
Gëzim Isaku. U emërua pas ardhjes së Vishi Likës drejtor i Drejtorisë Operacionale. Ka filluar punë që në SHIK e viteve 92-97.
Edgar Myzyri. Është emëruar drejtor i Drejtorisë së Burimeve të Hapura. Ka punuar edhe në SHIK-un e viteve 92-97.
Dritan Tota. U emëruar drejtor i Përgjimeve pas ardhjes së Vishi Likës. Gjatë ngjarjeve të 21 janarit 2011 ka shtrembëruar të vërtetën, duke dalë në mbështetje të deklarimeve të ish kryeministrit për akuza që ai drejtoi kundër SHISH.
Gëzim Picari. U emërua drejtor i Arkivit pas ardhjes së Vishi Likës, duke kapërcyer dy shkallë në hierarkinë e shërbimit. Ka filluar punë në kohën e SHIK të viteve 92-97.
Ylli Aga. Ishte inspektor në aparatin qendror. U emërua drejtor i Drejtorisë Ekonomike në janar 2013. Ka filluar punë në kohën e SHIK të viteve 92-97.
Esat Jaku. Është emëruar pas ardhjes së Vishi Likës kryetar i degës së Evidencës Operative. Kjo është njësia që mban në administrim dokumentet aktuale tepër sekrete të SHISH. Ka filluar punë në kohën e SHIK të viteve 92-97.
Shkëlqim Spahiu. Është emëruar pas ardhjes së Vishi Likës drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Burimeve Njerëzore. Ka filluar punë në SHIK të viteve 92-97/Pamfleti.com
Diskutime rreth kësaj post