G. Apostolopoulos Holding SA ka bërë të premten një ofertë publike për të blerë 30% të aksioneve të qendrës trajtuese dhe diagnostikuese “Hygeia”.
Pjesë e këtij grupi është edhe spitali “Hygeia” në Tiranë.
Lajmin e bën të ditur agjencia zyrtare e lajmeve të Greqisë.
30% e kuotave të “Hygeia” përkthehet në 41.2 milionë euro, ose të paktën kaq është vlerësimi paraprak i kompanisë që do blejë aksionet.
Kompania ka bërë një ofertë për një vlerë prej 0.45 euro për aksion, çka do të thotë se, “Hygeia” ka një kapitalizimin në treg prej 137.5 milionë eurosh.
Vetë grupi “Hygeia” deklaroi se, kushtet financiare në të cilat gjendet Greqia dhe sidomos masat shtrënguese e kanë bërë sektorin shëndetësor mjaft vulnerabël në vend, duke i detyruar që të shesin një pjesë të njësive.
Sektori bankar ndër të tjera duket se është më i interesuari për të marrë kuota në sektorin shëndetësor.
Blerësit ndërkohë, një kompani që kuotohet në bursën e Athinës, duket se kanë vendosur që të aplikojnë një strategji edhe më të gjerë, e cila ka filluar me blerjen e 30% të kuotave të “Hygeia”.
Diskutime rreth kësaj post