Një tjetër histori tmerri në familjen Schumacher. Një i ri gjerman ka kërcënuar familjen e ish-ferraristit. Në qendër të kërcënimit ka qenë Mick djali 18-vjeçar i Michael Schumacher.
Ai ka ndjekur gjurmët e të atit pasi garon në piste ku ka fituar trofe të shumtë në Formula 4.
“Nëse paratë, 900 mijë euro nuk do të vijnë deri në 31 mars 2016 djali juaj do ta paguajë shtrenjtë. Shumë incidente ndodhin në Formula 4” – ishte kërcënimi për familjen e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, citon lapsi.al.
Kërcënimi u denoncua nga gruaja e Schumacher në policinë e kantonit të Svicrës.
Të zbulonte autorin nuk ka qenë e vështirë për forcat e rendit. Autori kishte bërë kërcënimin me e-mailin personal ku kishte vënë edhe llogarinë e tij bankare. 25-vjeçari Huseyin B.
Tashmë duhet të vuajë 1 vit e gjysmë burg me kusht si dhe 50 orë punë të detyruar duke përfshirë dhe një gjobë prej 4500 euro. Ai do të detyrohet të ndjekë edhe një terapi psikiatrike.
Diskutime rreth kësaj post