Vazhdojne hetimet per vrasjen e em igrantit ne Elbasan mbremjen e te shtunes. Krimi besohet se eshte kryer nga killera me pagese. Policia nuk ka të dhëna për një konflikt të mëparshëm të Erjon Mihallarit, personit që u vra një natë më parë në Elbasan.
Emigranti i sapo kthyer nga Italia Erion Mihallari u ekzekutua me dy plumba pistolete. Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen tek stacioni i trenit mbrëmjen e të shtunës.
Fillimisht u raportua që u sulmua me thika por më pas policia konstatoi se në trupin e 37 vjeçarit ishin dy plumba. Atentati i tij dukej i organizuar.
Autorët e kanë pritur sapo ai zbriti nga makina. E qëlluan dhe u larguan me shpejtësi, dhe nuk ka asnjë dëshmitar të tregojë nëse ata ishin në këmbë apo me makinë.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë që nënte persona janë shoqëruar për tu marrë në pyetje.
Sipas policisë nga kqyerja e vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.
Për të shoqëruarit policia njoftoi se ata po merren në pyetje me dyshimin se kanë dijeni për ngjarjen. Hetimi i vrasjes është marrë nga specialistët për Krimet e Rënda në policinë e Elbasanit.
Dyshohet se krimi mund të jetë realizuar nga vrasës të paguar, por megjithatë policia pranon se ka shumë pak të dhëna për të gjetur shpejt shkaqet apo autorët e krimit.
Diskutime rreth kësaj post