Shqipëria është ngjitur me 9 pozicione në renditjen mujore të FIFA-s dhe trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit ka përse të gëzojë.
Ai e quajti fat drejtimin e “Kuqezinjve”.
“Jam me fat që punoj këtu, sepse jam i lirë të punoj siç dua unë”, thotë italiani.
Panucci pranoi se ka ndryshuar filozofinë e lojës në krahasim me De Biasin. Në një konferencë për shtyp mesditën e së enjtes, ai thotë se kjo i bën të pashmangshme ndryshimet në Kombëtare.
“De Biasi kishte mënyrën e tij të punuarit, unë kam timen, prandaj mendoj se janë të pashmangshme ndryshimet në skuadër”, u shpreh ai.
Lidhur me prurjet e reja?
“Po ndjek 2-3 lojtarë për të thërritur në Kombëtare dhe kemi të tjerë për të parë”, deklaroi ai.
Trajneri italian u zotua se do të japë maksimumin për skuadrën, ndërkohë që vlerësoi edhe njëherë tjetër lojën e zhvilluar nga “Kuqezinjtë” në përballjen miqësore me Turqinë, sidomos në pjesën e dytë, të zhvilluar me 10 lojtarë pas daljes me dy të verdhë të Memushajt.
“Në pjesën e parë luajtëm me cilësi, në të dytën skuadra zhvilloi një lojë me karakter”, u shpreh Panucci.
Diskutime rreth kësaj post