Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, pasi bashkëshorti dyshohet se ka vrarë bashkëshorten me shkop druri, policia bën me dije se 80-vjeçarja A.P dyshohet se ka gjetur vdekje, pasi është goditur me shkop druri nga bashkëshorti i saj L.P, 82-vjeç, banues në fshatin Pëllumbarë.
E moshuara është gjetur e pajetë rreth orës 06:30, të mëngjesit nga shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve.
I moshuari është shoqëruar në polici.
Njoftimi:
“Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve L. P., 82-vjeç dhe A. P., 80-vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80-vjeçe.
Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80-vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”,– njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post