Në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), të pabërë publik ende, siguruar nga Politiko.al, zbulohen abuzime me regjistrimin e studentëve në kapërcim të afateve ligjore.
Kjo ka ndodhur, si në universitet private ashtu dhe ato publike.
Sipas draft-raportit, 800 studentë janë regjistruar në shkelje të këtyre afateve në IAL jopublike (institucionet e arsimit të lartë privat) dhe 25 në Universitetitn publik (shtetëror), të cilët ende nuk kanë as numrin e matrikullimit universitar.
Të njëzet e pesë regjistrime e jashtëligjshme që evidentohen në raport, i përkasin Fakultetit Ekonomik të Universitetit publik. Tetëqind regjistrimet në privat janë bërë me një shkresë të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca. Të gjitha shkeljet i përkasin vitit të kaluar akademik, 2016-2017.
Diskutime rreth kësaj post