Grabitja e bujshme tre ditë më parë në Rinas bëri bujë në mediat ndërkombëtare duke e paraqitur Shqipërinë si një vend të pasigurt, për aq kohë sa një bandë e armatosur deri në dhëmbë arriti të futej deri në avion.
Gjatë kësaj grabitjeje mbeti një person i vrarë. Mediat raportojnë se viktima është Admir Murataj, ndërsa deri më sot nuk kemi asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me identitetin e personit që mbeti i vrarë si edhe rrethanat e vrasjes së tij.
Në kushtet kur mungon informacioni, hapet terreni për teoritë konspirative. Kështu, po ndodh edhe me ngjarjen në fjalë, ku një numër jo i vogël përdoruesish të rrjeteve sociale besojnë se diçka shumë më e madhe fshihet pas kësaj ngjarjeje.
Në galerinë e mësipërme, Albeu.com ka radhitur disa prej këtyre teorive, të cilat fillojnë me faktin se viktima nuk është fare Murataj, por dikush tjetër e deri tek fakti se e gjithë grabitja është organizuar për të larguar koncensionarin kinez.
Lexoni në vazhdim:
Shuma e vjedhur është më e madhe
Mungesa e një versioni zyrtar mbi shumën e vjedhur ka bërë që të raportohen shuma të ndryshme. Fillimisht u raportua për 2 milion euro, ndërkohë më pas mediat raportuan për 10 milion euro. Më vonë u zbulua se ishin 7 thasë me një peshë totale prej 180 kilogram euro, e cila e përkthyer në vlerë monetare vërtitet mes 20-30 milion eurove.
Viktima nuk ishte Admir Murataj
Mungesa e një deklarate shterruesë ka bërë që të besohet se viktima nuk është fare Admir Murataj.
Gjerësisht besohet se aty është vrarë dikush tjetër person për të fshehur gjurmët mbi grabitësit e vërtetë të Rinasit duke i mbyllur kështu njëherë e mirë punët me drejtësinë shqiptare.
Sipas kësaj teorie, kështu policia ka diçka në dorë pas super grabitjes, ndërsa milionat u zhdukën.
Kjo teori nxitet edhe më tej nga fakti se vetë Admir Murataj nuk kishte djegie në fytyrë, ndërsa tek fytyra e viktimës janë konstatuar djegie.
Familjarët e njohën që nuk ishte ai, por pranuan trupin për të shpëtuar njëherë e mirë Admirin
Edhe kjo është një teori që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale. Sipas atyre që besojnë këtë teori, familjarët kanë pranuar që të marrin trupin e viktimës duke thënë se ishte i Admir Muratajt me qëllim shpëtimin prej drejtësisë dhe mbylljes së historisë me vdekjen e pretenduar të tij. Teoria merr krahë edhe nga fakti se varrimi i viktimës po bëhet në një fshat tepër të largët të Tropojës.
U vra nga shokët
Të tjerë besojnë se viktima është Admir Murataj, por ai nuk u vra nga policia, por nga shokët pas grabitjes pasi ishte ekspozuar shumë edhe në grabitjet e mëparshme. Kështu, besohet se me vrasjen e tij, shokët shkëputën çdo lidhje mes grabitjeve të mëparshme dhe asaj të Rinasit tre ditë më parë.
Admir Murataj nuk ishte i pranishëm në grabitje dhe nuk u krye prej tij
Sipas atyre që besojnë këtë version, Admir Murataj nuk kishte fare gisht në atë grabitje. Ai u kap më parë, u vra dhe u hodh në rrugë për të marrë çdo përgjegjësi përsipër, ndërkohë që grabitësit e vërtetë gëzojnë paratë dhe lirinë.
Sipas kësaj teorie, u përdor emri i Muratajt duke qenë se ishte i famshëm në të tilla grabitje dhe me vrasjen e tij e hedhjen e trupit në rrugë mbyllet çdo llogari me shtetin shqiptar.
Skenar i qeverisë për të larguar koncensionarin
Qeveria shqiptare i kishte të dyja këmbët në një këpucë me koncensionin e Rinasit. Nëse prishte kontratën duhej të paguante qindra milion euro dëmshpërblim, shkruan Albeu.com. Kështu, sipas kësaj teorie, segmente të interesuara për të prishur këtë koncension, inskenuan këtë grabitje duke bërë një thyerje të fortë të sigurisë, gjë e cila i jep dorë të lirë qeverisë që të largojë koncensionarët për t’ja dhënë atë planifikuesve të kësaj grabitjeje. Ndërkohë, ekzekutorët e grabitjes largohen të qetë duke përfituar “shpërblimin” për mundin e kryer. Teoria në fjalë mbështetet edhe në faktin se qeveria është fokusuar pikërisht tek koncensionari duke mos kërkuar përgjegjësi të tjera.
Puç ushtarak i Olta Xhaçkës
Vendimi i qeverisë për të dërguar ushtrinë në Rinas pa një vendim të Këshillit të Ministrave dhe miratim të Kuvendit, bëri që kji të lexohej si puç ushtarak nga ministrja e Mbrojtjes.
Më shumë se teori konpsiracion, ky version duket të jetë më pranë të vërtetës, pasi veprimet e Ministrisë së Mbrojtjes nuk janë të mbështetura në ligj. Ata që i besojnë këtij versioni shtojnë edhe se Rama ia ka vënë “vizën” Lleshajt dhe policisë duke angazhuar kështu ushtrinë në detyrën e ruajtjes së rendit publik.
Grabitja u bë për të financuar blerjen e zgjedhjeve lokale
Këtë version e publikoi fillimisht ish-kryeministri Berisha. Fakti se gjithnjë para zgjedhjeve bëhen goditje të tilla, ka bërë shumë të besojnë se edhe kjo grabitje është bërë me qëllim blerjen e votave në zgjedhjet lokale.
Shuma e vjedhur është më e madhe
Mungesa e një versioni zyrtar mbi shumën e vjedhur ka bërë që të raportohen shuma të ndryshme. Fillimisht u raportua për 2 milion euro, ndërkohë më pas mediat raportuan për 10 milion euro. Më vonë u zbulua se ishin 7 thasë me një peshë totale prej 180 kilogram euro, e cila e përkthyer në vlerë monetare vërtitet mes 20-30 milion eurove.
Diskutime rreth kësaj post