Policia e Elbasanit ka bërë publike detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në këtë qytet, ku pati të shtëna armësh nga disa persona në drejtim të policisë.
Mësohet se lidhur me këtë ngjarje janë vënë në pranga Ardjan Çapja, 48 vjeç, Florenc Çapja, 35 vjeç, si dhe Bledar Muça, 37 vjeç. Sipas policisë, këta shtetas dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të posaçme të policisë , të cilët kanë qenë duke kryer veprime operacionale dhe proçeduriale në Lagjen “Emin Matraxhiu”.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë, të cilët dyshohen të kenë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Personat e arrestuar janë shtetasit Ambri Sinakoli, 21 vjeç; Fiqeret Meçe, 23 vjeç; Kastriot Peqini, 39 vjeç ; Serxho Hakilja, 24 vjeç; Jetmir Shehu, 26 vjeç, të gjithë banues në Elbasan.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policía ka rritur të gjejë dhe të sekuestrojë në cilësinë e provëva materiale edhe 2 automatikë, 4 pistoleta, 4 automjete, mbi 900 fishekë, radio marrëse – dhënëse, 5 aparatë celularë dhe 5 mijë euro.
Policia po vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post