Në prag të festive të 28-29 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka vendosur si foto kopertine këtë që shihni më poshtë, në të cilin gjendet edhe një yll.
Kaq ka mjaftuar që komentuesit të kritikojnë Ramën, duke i kujtuar komunistët.
Por, ja si iu është përgjigjur Rama atyre:
Komentuesi: Çësht ai Yll ne mes! Komunistat preferojn Yllin. hihihihi hahahaha :p
Edi Rama: Ai ylli eshte shenja e atyre qe dhane jeten qe edhe ti Ermir te besh hihihihi hahahaha si njeri i lire ne vendin tend, ndersa ajo shqiponja eshte shkaba dykrenare e flamurit te pavaresise dhe 28 nentori eshte data e ngritjes se atij flamuri, kurse 29 nentori eshte data e çlirimit te ketij vendi! Dhe e gjitha eshte nje kartoline e bere me dore, per t’u uruar thjesht keto dy festa te medha kombetare, te gjithe miqve te ketij rrjeti, pa dallim feje, krahine e ideje:-)
Keshtu qe bej hihihihi hahahaha sa te kesh qejf, po mos i ngaterro as shqiponjen e atyre qe sollen pavaresine dhe as yllin e atyre qe u vrane per lirine tende, me askend e me asgje qe ne kohe te zymta i beri edhe shqiponjen edhe yllin, simbole te dhunes ideologjike kunder lirise se njerezve te ketij vendi…
Ndërsa një tjetër komentues i shkruan: Mbas bunkerit duhej dhe nje ylle! Gezuar festen shoku Rama. Tna rroj partia…
Kryeministri i përgjigjet: Soni, kjo bukuria qe i paske pervetesuar foton per profilin tend ka thene: Ne te gjithe jemi yje dhe meritojme te llamburisim?Gezuar eshte ty festat zonja Soni?
Diskutime rreth kësaj post