Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se po mbyllet edhe për Beratin, Kuçovën e Urën Vajgurore gangrena e tmerrshme e plehrave që prej dekadash kutërbojnë dhe helmojnë njerëzit, tokën, ujërat.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se 7 vite më parë Shqipëria ishte turpi i botës në këtë drejtim dhe sot po normalizohet falë programit tonë të Rilindjes Mjedisore.
“Berat – Pas Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Vlorës, Korçës, po mbyllet edhe për Beratin, Kuçovën e Urën Vajgurore gangrena e tmerrshme e plehrave që prej dekadash kutërbojnë dhe helmojnë njerëzit, tokën, ujrat
7 vjet më parë Shqipëria ishte turpi i botës në këtë drejtim dhe sot po normalizohet falë programit tonë të Rilindjes Mjedisore, ku zhdukja e fushave mesjetare të plehrave dhe zëvendësimi i tyre me fusha sanitare e me parqe, vazhdon papushim…
#BeratiqëDuam
#ShqipërinëQëDuam”, – shkruan Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post