Craig Hamilton-Parker, çdo vit publikon parashikimet e tij vjetore.
Parker nga Southampton i Anglisë njihet se njeriu që parashikoi “Brexit” dhe “Trump”, megjithëse në disa raste ai ka dalë huq me parashikimet e tij.
Disa nga parashikimet më të bujshme të Craig Hamilton-Parker për vitin 2018:
1. Më shumë sulme terroriste
2. Greva masive në Britaninë e madhe
3. Një anije luftarake amerikane do të fundoset
4. Kim Jong-un d të rrëzohet nga pushteti nga populli i tij pasi amekinaët do të sulmojë një rrugë hekurudhore dhe një urë për të ndaluar importet e shtetit komunist. Trupi i diktatorit nuk gjendet dhe disa do pretendojnë se ai mbijeton është larguar për t’u fshehur në Kinë.
5. Një epidemi gripi në mbarë botën.
6. Shpërthen Vezuvi dhe banorët e Napolit do evakuohen, si dhe një tërmet i fuqishëm në Zealandën e Re.
7. Një masë e madhe akulli do të shkëputet nga Antarktida, gjë që do të sjellë probleme me lundrimin për mjete lundruese në detrat e Jugut.
Zjarret vdekjeprurëse në Kaliforni, përmbytjet shkatërruese në Kinë dhe Indi dhe uraganet e tmerrshme që kanë shkatërruar Karaibet këtë vit janë gjithashtu në listë.
Pavarësisht nga parashikimet e tmerrshme, njerëzimi do të arrijë një nivel më të lartë të ndërgjegjes, sipas Craig Hamilton-Parker.
“Spiritualiteti që do të përjetojë Epokë të Artë, pasi konfliktet dhe vështirësitë, si dhe fatkeqësitë mjedisore do të bëjnë që njerëzit e mirë të bëhen së bashku dhe të lidhen. Ata pastaj do të shfaqin përkushtimin për të gjetur qëllimin e vërtetë të jetës njerëzore”, ka thënë parashikuesi.
Diskutime rreth kësaj post