Një moment pozitiv e cilëson analisti Besnik Mustafaj, protestën e 7 korrikut që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Mustafaj tha se shqiptarët i kanë humbur ndjeshmëritë e protestës. “Shoqëria po bie gjithnjë edhe më shumë në një pozitë pasiviteti”, theksoi ai.
Por përse zgjodhi të protestojë tani Berisha? Sipas tij, PD ka nevojë të tregojë forcën mobilizuese që ka bërë gjatë kësaj periudhë.
“Besoj se do të shkonte shumë gjatë vera. Opozita ka nevojë të tregojë përpara pushimeve edhe forcën mobilizuese që ka. Është e dobishme për ta filluar vjeshtën me energji të reja”, tha ai.
I pyetur se përse deputetët që nuk janë me Berishën, nuk pranuan të përfshihen në grupet e punës, Mustafaj thotë se po bëjnë gabim. Ai shprehet që ata presin që ish-kryeministri të negociojë individualisht me ta.
“Për mua është tregues i hezitimit. Po bëjnë një gabim serioz. Unë i kam miq. Ata presin që Berisha të negociojë me ta individualisht. Berisha nuk e bën kurrë këtë. Qasja që pati duke i përfshirë në grupet e punës ishte tregues se i quan të vetët. Për mua ishte një hap që nuk duhet ta lënë”, theksoi ai.
Lidhur me deklaratat e Berishës, i cili shprehet vazhdimisht me bindje se Rama do të largohet, Mustafaj thekson se për herë sheh frikë te kreu i qeverisë.
“Unë e njoh Berishën, edhe në ‘97 dhe ‘98. Berisha në të njëjtën gjuhë fliste. Ai është i sinqertë i beson ato që thotë. Ajo që më bën të besoj te ato që thotë Berishës është frika që shoh te Edi Rama. Për herë të parë po insiston të përdorë SPAK porta nxjerrë nga fusha e betejës Berishën”, theksoi Mustafaj.
Ndërkaq, duke diskutuar për çështjen e çeljes së negociatave, analisti u shpreh se propozimet e presidentit francez kanë disa pika evazive dhe i krijojnë telashe Maqedonisë së Veriut.
“Propozimet e Macron janë shumë evazive në disa pika dh e vënë në vështirës klasën politike maqedonase. Ka disa pika që lënë rast nesër për kërkesa të vazhdueshme. Thuhet që duhet të pastrohen të gjitha tekstet nga gjuha e urrejtjes dhe propagandës bullgare. nuk di të ketë ndonjë dominim të gjuhës anti-bullgare.
Në asnjë tekst ndërkombëtar nuk ka definicion se çfarë është gjuha e urrejtjes. Është një pikë për konsiderimin e minoritetin bullgar si minoritet kushtetues, pra shtetformues. Në këtë kuptim duhet rishkruar ose duhet prekur në thellësi kushtetua maqedonase”, tha Mustafaj.
Diskutime rreth kësaj post