Deputeti i PD Edmond Spaho ka folur mbrëmjen e sotme për protestën e 7 korrikut, që do mbahet para Kryeministrisë.
Në një intervistë për emisionin Debat në A2CNN, Spaho tha se protesta nuk do të drejtohet nga PD por nga shoqëria civile dhe akademikë.
Deputeti u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe të marrin në dorë fatet e vendit, duke theksuar se Shqipëria ndodhet në një moment kritik.
“Nisur nga slogani “Shqipëria në rrezik” ka të bëjë me një çështje përtej PD. Një interes shumë më i gjerë që ngërthen shoqërinë shqiptare. Jo pa qëllim është gjetur ky slogan. Momenti në të cilin ndodhemi është mjaft kritik. Nuk është përgjegjësia vetëm e opozitës për të marrë në dorë fatet e vendi, por është përgjegjësia e të gjithë qytetarëve të vendit të të gjitha moshave të japin kontributin e tyre për të dalë nga kjo protestë alarmante.
Këtë protestë nuk do e drejtojë një parti politike, PD, por do të jenë aktivistë të shoqërisë civile, bota akademike, segmente të tjera që janë të interesuar në favor të ndryshimeve”, tha Spaho.
Diskutime rreth kësaj post