Nga Ivan Couronne
Maratona e zgjedhjeve presidenciale amerikane të 2016 do të zgjasë së paku… 23 muaj!
Më poshtë vijon një kujtesë e fazave më të rëndësishme, zhvillimet e reja dhe të papriturat e një fushate që do të mbetet në analet e historisë:
– 16 dhjetor 2014
Një përballje e re Bush-Clinton. Kjo ishte kryefjala e të gjitha komenteve, kur Jeb Bush, djali dhe vëllai i ish-presidentëve, u paraqit si kandidat në garën për Shtëpinë e Bardhë.
– 2 mars 2015
Scoop-i mediatik i “New York Times”: Hillary Clinton ka përdorur një server privat për të komunikuar me Departamentin e Shtetit nga viti 2009 deri në 2013. Stafi i saj është kapur në befasi. “Na kishte thënë se gjithçka ishte rregulluar”, shprehet në një email, i piratuar së fundmi, drejtori i ardhshëm i fushatës, Robby Mook.
“Nuk kam dërguar kurrë mesazhe të klasifikuara me anë të postës elektronike”, shprehet e interesuara gjatë një konference shtypi të tendosur. Një fakt i hedhur poshtë nga hetimi.
– 12 prill 2015
“Shpall kandidaturën time në presidencë”, njoftoi Hillary Clinton në një video. Në atë periudhë Donald Trump nuk ishte përfshirë në sondazhet kundër demokrates. Një armatë e republikanëve nis të reagojë, duke përfshirë Ted Cruz, Marco Rubio dhe Ben Carson. Do të kishte 17 kandidatë në total.
– 16 qershor 2015
Në kullën ”Trump” në Nju Jork, Donald Trump u shpreh me vërtetësi se nuk do të luante më blof, duke shpallur kandidaturën në një konferencë shtypi. Historia rikujton një fjali: Meqënëse Meksila dërgoi njerëzit e saj, nuk po dërgon elementët e saj më të mirë… Ata sjellin drogën, ata sjellin kriminalitetin, janë kriminelë.
– 14 korrik 2015
Sondazhi i parë e pozicionon në krye të paraprakeve. Vala populiste ka nisur.
– 7 dhjetor 2015
“Donald Trump bën thirrje për ndalim të përgjithshëm dhe të plotë të hyrjes së myslimanëve në SHBA deri sa përfaqësuesit e vendit tonë të kemi mundësi të jenë të informuar se çfarë po ndodh. Një valë kritikash botërore vërshojnë lumë, por shumica e republikanëve e mbështesin këtë deklaratë.
– 1 shkurt 2016
“Lëvizja” Trump” nuk ka veçse një kartë në duar. Përkrahësit e tij e rendisin të dytin në parapraket në Iowa, të parin në New Hampshire, në Karolinën e Jugut. ”Ditën kur do të shpallem fitues, ata do të ndërgjegjësohen”, tha ai në lidhje me “komentuesit”.
– 20 shkurt 2016
Jeb Bush tërhiqet nga gara. Përpjekja e tij do t’i kishte kushtuar 152 milionë dollarë.
– 3 dhe 4 maj 2016
Kundërshtarët e fundit të Donald Trump, Ted Cruz dhe John Kasich hedhin armët dhe Donald Trump triumfoi. Shënjestra më e afërt Hillary Clinton. “Shikoni skandalin e email-eve, ajo nuk duhej as të kishte të drejtën e të qenit kandidate”.
Të pakalueshmit konservatorë “përveç Trump” përpiqen të organizojnë rezistencën.
”Do të bashkojmë partinë”, shprehet Donald Trump.
– 7 qershor 2016
Me mundim, Hillary Clinton merr emërimin demokrat përballë të pashtershmit Bernie Sanders që ndryshoi parashikimet duke elektrizuar të majtën dhe rininë e Partisë Demokrate. ”Është hera e parë në historinë e kombit tonë që një grua emërohet nga një prej partive të mëdha”, deklaroi ajo në një atmosferë të ndezur në Nju Jork.
– 5 korrik 2016
Një lehtësim tek demokratët! FBI-ja rekomandon të mos vijojë hetimin ndaj Hillary Clinton në çështjen e email-eve. Por drejtori, James Comey kritikon ashpër “neglizhencën e saj ekstreme”.
– korrik 2016
Donald Trump shpallet zyrtarisht kandidat në Cleveland gjatë një konventë republikane minuar nga keqinformimet, ndërsa konventa demokrate në Filadelfia pozicionon Hillary Clinton në krye të sondazheve. Gushti është një muaj i errët për miliarderin që riorganizon sërish stafin e tij, i shqetësuar nga një polemikë me Khan, prindërit e një ushtari mysliman i vrarë në luftime.
– 11 shtator 2016
Nën një diell të nxehtë, Hillary Clinton, e dehidratuar, nuk ndihet mirë në Nju Jork. Humb ekuilibrin duke hipur në makinën e saj, e detyruar të pohojë se vuan nga një pneumoni.
– 26 shtator 2016
Rrallëherë në historinë amerikane një debat merr kaq shumë vëmendje. Përballë 84 milionë telespektatorëve, Donald Trump nervozohet ndaj Hillary Clinton e përgatitur dhe e pamëshirshme. Ajo fiton epërsi në sondazhe.
– 7 tetor 2016
“Kur je një yll, të lejojnë të bësh gjithçka me to. Mundesh për gjithçka”, një video e 2005 është publikuar ku Donald Trump tregon mënyrën se si bënte për vete gratë. Skandali është i paprecedentë. Dhjetëra republikanë injorojnë udhërrëfyesin e tyre.
– 28 tetor 2016
Dhuratë nga qielli, 11 ditë nga organizimi i zgjedhjeve. Drejtori i FBI-ja rihap çështjen e email-eve duke njoftuar Kongresin se ka zbuluar mesazhe të reja që mbeten për t’u analizuar. ”Ky është skandali më i madh politik që prej Watergate”, shprehet Trump, që gjeti një çështje për t’u marrë deri në fund të zgjedhjeve./ATSH-AFP/
Diskutime rreth kësaj post