Të paktën 67 persona u gjetën të vdekur pas shembjes së një platforme kantieri në një central qymyri në pjesën qendrore të Kinës, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Hsinhua.
“Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 07:00 në një kullë ftohjeje në ndërtim të centralit elektrik të Fengchengit, në provincën Jiangxi”, theksoi agjencia zyrtare e lajmeve.
Agjencia e lajmeve njoftoi më herët për më shumë se 40 të vdekur duke cituar forcat e shpëtimit, para se këta të fundit të rishikonin bilancin që arriti në 67 të vdekur.
“Pesë punonjës janë plagosur dhe janë dërguar në spital”, sipas të njëjtit burim.
“Rreth 32 zjarrfikëse, 212 ushtarë, nëntë qen të specializuar për kërkime ndodhen në vendin e aksidentit”, njoftoi sektori i zjarrfikëseve të provincës.
“Rreth 68 persona ishin të pranishëm në momentin e shembjes së platformës”, sipas medias zyrtare lokale “China Jiangxi Online”.
Aksidentet industriale janë të shpeshta në Kinë.
Diskutime rreth kësaj post