Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se ka shkuar në 64 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë. Ditën e djeshme, u shënua dhe viktima e dytë në vend ku bëhet fjalë për një 66 vjeçar nga Lushnja i cili vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.
Ministria bën sërish thirrje për të telefonuar 127 dhe mos paraqitjen direkt në spital, si dhe të mos shkelen masat e marra.
Ditën e sotme kemi një vatër të re në Kavajë.
Tiranë 45 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
Kavajë 2 raste
Diskutime rreth kësaj post