“Nuk dihet se sa persona kanë mbetur të bllokuar brenda qendrës tregtare, por në momentin që ka rënë zjarr kanë qenë 600 deri në 700 persona prezentë”, kështu ka raportuar gazetarja e Klan News, Anila Sefa nga Lushnja. Gjatë raportimit të Sefës, i është kërkuar që të largohet pasi si pasojë e flakëve po thyhen xhamat e qendrës tregtare.
Më tepër detaje nga situata e shkaktuar nga zjarri i rënë në qendrën tregtare në Lushnje, i ka dhënë Anila Sefa për Klan News.
Raportimi i gazetares Anila Sefa:
“Pas 1 ore ka përfshirë që 12 katet e qendrës tregtare. Ka edhe disa kate qendra banimi, 3 kate janë biznese dhe 1 kat i nëndheshëm njësi tregtare. Dhjetra persona janë shoqëruar me ambulancë për të marrë ndihmën mjekësore. Në këto momente po na kërkojnë të largohemi pasi në këto momente si pasojë e nxehtësisë po plasen xhamet dhe rrezikojmë të dëmtohemi nga rënia e copave të xhamit. Vazhdon të dalë tym i zi që ka përfshirë të gjithë qytetin e Lushnjës. Këtu është e pamundur të qëndrosh, të thithësh një ajër toksik. 2 zjarrfikëse janë prezente. Nuk ka nisur akoma fikja e zjarrit. Akoma nuk duken flakët. E gjithë godina është përfshirë nga tymi i zi. 7 katet sipër të apartamentit kanë vetëm një dalje dhe po të dalin nga ajo derë është e pamundur se mund të asfiksohen nga tymi, ndaj dhe po dalin nga dritaret. Shumë persona, të cilët kanë jo vetëm apartamentet, por edhe bizneset vazhdojnë të qëndrojnë poshtë kësaj qendre tregatre të shokur dhe të tmerruar. Në momentin që ka rënë zjarr mund të ketë pasur 600 deri në 700 persona. Ka pasur numër të shtuar personash në këtë qendër. Vazhdojnë të kërkohen njerëzit në apartamente. Sa është numri i personave që kanë mbetur brenda, askush nuk e di. Tahsmë kanë nisur të thyhen xhamat e qendrës tregtare. Qytetarët të tmerruar po shohin atë që po ndodh. Ka edhe pallate të ndërtuar para viteve 90 që janë shumë pranë.” tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post