Një denoncim i rrallë ka ndodhur në Durrës. Një 60-vjeçar me iniciale J.SH., është denoncuar në polici nga menaxherja e një supermarketi pasi ai i ka vjedhur një pako djathë kaçkavall dele me peshë 0.228 gram. Produkti kushtonte 250 lekë të reja.
Edhe pse shuma duket e vogël, menaxherja nuk ka hezituar po e ka denoncuar rastin ne Policinë e Durrësit. Mësohet se burri kishte shkuar të blinte letër higjienike dhe në atë moment kishte marrë edhe pakon e djathit. Denoncimi është bërë më datë 5 shkurt 2021, raporton Ora News.
Në lidhje me denoncimin menaxherja është shprehur:
“Mua më ka bërë përshtypje ky veprim dhe e kam mbajtur në mbikëqyrje, derisa burri ka ardhur tek kasa ku isha unë. Ai ka kaluar në kasë vetëm një letër higjienike ndërsa djathin jo. Duke qenë se në kasë kishte njerëz të tjerë,unë i kam thënë që të vinte tek zyra dhe flisnim veç me të. Ku i kam thënë kështu,ai e ka nxjerrë djathin nga xhepi dhe e ka hedhur në tokë. Aty ne i kemi kërkuar që të bëjë pagesën, për produktin që kishte marrë po ai nuk ka pranuar dhe në këto kushte, ai më ka thënë se nuk kam çfarë të flas me ty.
Pasi është marrë në pyetje nga Policia e Tiranës, 60-vjeçari ka deklaruar se është klient i rregullt i supermarketit dhe se më datë 5 shkurt ka blerë një pako të vogël kaçkavall dhe një letër higjienike.”-shprehet menaxherja.
Denoncuesi shprehet se:
“Në momentin që kam shkuar për të paguar,tek kasa kam nxjerrë portofolin dhe në mënyrë instiktive, në vend që të fusja portofolin në xhep, kam futur djathin dhe vajza që ishte tek kasa, akoma pa përfunduar të gjitha veprimet, më ka thënë që hajde pak tek dhoma prapa. Unë kam ngelur i çuditur pasi nuk po kuptoja se çfarë po ndodhte dhe ajo më ka kërkuar që ti tregoja se çfarë kisha në xhep.
Kam kontrolluar xhepat dhe aty kam kuptuar se në vend të portofolit, kisha futur në xhep një pako djathë 200 gramë. Në këtë moment i ka kërkuar falje dhe kam qenë i gatshëm sipas kërkesës së saj, që unë të paguaja gjobën prej 250 mijë lekë të vjetra. Por ajo ka lajmëruar policinë, e cila ka ardhur dhe më ka shoqëruar në komisariat. Për mua është e papranueshme diçka e tillë, pasi jam njeri i ndershëm dhe serioz dhe nuk i bie kujt në qafë.“-thotë denoncuesi.
Diskutime rreth kësaj post