Astrologët, nëpërmjet karakteristikave të shenjave të horoskopit kanë arritur të përcaktojnë se cilat janë shenjat që marrosin më shumë meshkujt.
Nëpërmjet karakteristikave që përmban çdo shenjë mund të gjenden kollaj përputhshmëritë që mund të kenë shenjat e horoskopit me njëra-tjetrën.
Karakteristikat për çdo shenjë
Bricjapi
Gruaja e Bricjapit është një grua që ndjek qëllimet e saj pa hequr dorë, derisa e merr atë që do. Ajo është madje e gatshme të rrezikojë shëndetin e saj, për atë që ajo e ka vendosur vetë. Një grua e Bricjapit është e përqendruar në punën e saj dhe nuk i kushton shumë vëmendje kërkimit të partnerit. Për të, nëse është koha për të pasur një partner ajo do të jetë e lumtur, por nëse dashuria nuk vjen, nuk ka aq shumë rëndësi. Gruaja e Bricjapit është e lumtur me jetën e saj dhe e jeton atë ashtu siç i pëlqen. Ajo është një grua që është e pasionuar për gjithçka që bën dhe ajo largon pasionin dhe vëmendjen nga ato gjëra që nuk sjellin asgjë të mirë në jetën e saj. Pasioni i saj është i admirueshëm.
Dashi
Gruaja e Dashit shquhet në çdo gjë që ajo bën dhe ka një frymë konkurruese. Është e angazhuar për arritjen e qëllimeve të saj dhe gjithmonë vepron shpejt kur është e vendosur. Për dashin, puna është aq e rëndësishme sa dashuria me të cilën ajo dëshiron të shpenzojë sa më shumë kohë të jetë e mundur. Ajo e do kontaktin dhe është plot energji dhe kreativitet. Është një person shumë dominues. Dashit nuk i pëlqen rutina, prandaj gjithnjë shpik diçka të re për t’u ndierë gjallë. Një grua e dashit është e admirueshme dhe shumë e talentuar. Ajo tenton të bëjë gjëra me qetësi pa nxitim dhe shpesh është krenare për rezultatet e arritura. Pasioni i saj është një shembull që duhet ndjekur.
Akrepi
Gruaja e Akrepit është një grua shumë dominuese dhe ka një qëndrim superior. Ajo është më e pasionuara nga të gjitha shenjat, por marrëdhëniet e tyre shpesh janë shumë dramatike. Asaj nuk i pëlqen rutina dhe është në kërkim të vazhdueshëm për gjëra të reja. Ajo bie kokë e këmbë në dashuri, duke i lënë të gjitha. Dhe pret që të tjerët të rezervojnë të njëjtin trajtim për të. Pasioni i saj është një nga ato gjëra që ju lë pa mend, sepse jo të gjithë kanë këtë aftësi për të dhënë kaq shumë dashuri dhe pasion për gjërat e jetës.
Ujori
Ujori është i paqëndrueshëm, por pasioni i bën këto gra unike. Kur asaj i propozohet diçka, ose ajo dëshiron diçka, nuk ka asnjë mënyrë për ta bërë atë të devijojë nga qëllimet e saj, kështu që nuk është për t’u habitur nëse në një kohë të shkurtër, mund të bëhet e mirë në diçka, krejtësisht të panjohur për të. Është e rëndësishme që Ujori të ketë një objektiv të qartë, sepse në këtë mënyrë do të arrijë sukses dhe do të ndihet tërësisht e plotësuar. Pasioni i
saj është shumë shpërthyes, por i përjetshëm. Ajo është një grua që preferon të japë pasion më pak intensiv, për të përqendruar pasionin e saj në shumë gjëra të tjera, tek të cilat pak njërës e fokusojnë vëmendjen e tyre.
Shigjetari
Gruaja e Shigjetarit është një person i etur për aventurë, gjithmonë në kërkim të diçkaje. Të kesh një grua të Shigjetarit është gjëja më e mirë që mund të të ndodhë, sepse duke qenë një person aventuresk, gjithmonë do të jetë e gatshme të bëjë dhe provojë gjëra të reja, që sjellin ndryshim në jetë. Pasioni i saj është diçka që të gjithë dëshirojnë të kenë, veçanërisht hijeshia e tyre.
Peshqit
Gruaja e peshqve është një grua që ka nevojë të shprehë ndjenjat e saj. Ajo është një person, baza e të cilës është besimi dhe angazhimi dhe prandaj ka shumë mundësi të përfundojë shumë keq. Kur lëndohet ajo mund ta falë atë që e lëndon, por ajo nuk e harron atë që ka bërë. Mundohuni të bëni gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme dhe nëse bëni gabim, filloni përsëri me më shumë forcë. Një grua e Peshqve nuk është vetëm pasion, por gjithashtu krijon xhelozi, duke qenë se ato që e shohin duan të jenë të lumtura. Për veten e tyre.
Diskutime rreth kësaj post