Një peshkarexhë është mbytur në qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sazanit në orët e para të mëngjesit
Peshkarexha kishte pësuar avari dhe ishte fundosur nën ujë, ndaj tre peshkatarët kishin rrëmbyer kamerdaret dhe ishin hedhur në det duke pritur shpëtimin.
Që prej orës 23:00 ata kanë mundur t’i bëjnë ballë ujit të ftohtë në mes të detit dhe një errësire të plotë.
Pritja ia vlejti, pasi në orët e para të mëngjesit, një traget i linjës Vlorë-Brindizi, mundi t’i shihte.
Menjëherë u mundësua një varkë shpëtimi e peshkatarët morën ndihmën e parë. Policia gjithashtu po merret me hetimin e incidentit.
Njoftimi:
Më datë 04.11.2018, në orën 02:08, jemi njoftuar për ndihmë se mjeti lundrues peshkimi “Vasili LN” po rrezikon të mbytet në det pranë ishullit të Sazanit.
Menjëherë u njoftuan shërbimet përkatëse të cilët dolën me mjete lundruese të Rojes Bregdetare dhe të Delta Force, nën orientimin e QNOD Durrës me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë këtyre shtetasve por pas kontrolleve dhe kërkimeve të tyre në zonën detare përreth nuk u bë e mundur gjetja e tyre.
Por sot në mëngjes rreth orës 06:04, njofton Kapiteneria e Portit Vlorë se trageti i linjës Brindizi-Vlorë, në distancë rreth 6 milje nga Sazani ka gjetur në det 4 shtetas dhe i kanë marrë në tragetin e tyre (K.K, 65 vjeç, M.N, 54 vjeç, E.N, 20 vjeç, M.J, 19 vjeç).
Këta shtetas janë personat e ekuipazhit të anijes së peshkimit “Vasili LN”, për të cilët bëjmë me dije se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Më poshtë pamjet e filmuara në momentin e shpëtimit të marinarëve nga punonjësit e tragetit.
Video:
Diskutime rreth kësaj post