Gjashtë këshilla tepër të vlefshme nga koha e Mbretërisë së Ahmet Zogut shkruheshin në kapakun e brendshëm të pasaportës shqiptare të viteve 30-të.
1.Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.
2.Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare, bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.
3.Çdo shqiptar asht vëllau yt, nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.
4.Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.
5.Ndero flamurin e atdheut tand, kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.
6.Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin t´and.
Diskutime rreth kësaj post