Të paktën 50 persona u vranë në një klub nate në Orlando, në Florida ku forcat speciale amerikane të SWAT-it kanë ndërhyrë menjëherë për të liruar personat që mbaheshin peng nga një person i armatosur, i cili hapi zjarr disa orë më parë.
“Ngjarja u pasua me pengmarrje”, deklaroi kreu i policisë, John Mina gjatë një konference shtypi.
Rreth orës 05:00 (09:00 GMT të mëngjesit, vendimi u mor për lirimin e pengjeve që ndodheshin në pjesën e brendshme të lokalit.
“Fatkeqësisht rreth 50 persona mbetën të vrarë nga të shtënat në brendësi të klubit të natës”, deklaroi agjenti special i FBI-së, Ron Harper.
Ai shtoi se 42 të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt tre spitaleve më të afërta.
Diskutime rreth kësaj post