Policia italiane ka bërë publik emrat e tre shqiptarëve nga 25 të arrestuarit në Katanzaro për trafik ndërkombëtar droge. Gjatë operacionit u sekuestrua dhe 5 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria
5 tonë marijuanë që vinin nga Shqipëria u kapën mëngjesin e sotëm në Katanzaro, nga Guardia di Finanza dhe agjentët e policisë ekonomike – financiare në Katanzaro, në bashkëpunim me shërbimin qendror, që heton krimin e organizuar në Romë. 25 është numri i të arrestuarve, tre prej të cilëve, dyshohet se janë krerët e organizatës.
Prokurori i Katanzaros Nikola Grateri ka bërë public emrat e të arrestuarve mes të cilëve tre janë shqiptarë, ata janë Indrit Buja 37 vjeç, Elvis Hajdini 25 vjeç dhe Shefik Muho 34 vjeç.
Operacioni i mëngjesit së të enjtes erdhi si rezultat i hetimeve që kanë nisur që në janar të një viti më parë, për drogën që vjen nga Shqipëria në Itali. /abcnews.al
Diskutime rreth kësaj post