Pesë persona me origjinë shqiptare humbën jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Greqi. Mësohet se viktimat ishin punonjës sezonalë që mblidhnin qershi në Greqi.
Aksidenti i rëndë ndodhi në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, makina me të cilën udhëtonin shqiptarët hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas kokë më kokë me një kamion.
Nga përplasja e fortë ndërruan jetë në vend 5 të rinjtë shqiptarë.
Shoferi i kamionit mbeti i plagosur lehtë. Mediet greke nuk kanë pulbikuar ende identitetet e viktimave.
Diskutime rreth kësaj post