Gjoksi është një prej pjesëve më sensuale në trupin e një femre. Është gjëja e parë me të cilën biem në kontakt pas lindjes dhe me kalimin e kohës, bëhet një prej pjesëve më sensuale të një femre. Megjithatë ka disa pyetje që të gjitha femrat duan që t’u dinë përgjigjet.
Pse gjinjtë bëhen më të fortë para ciklit?- Është diçka që ndodh për shkak të hormoneve. Para ciklit, niveli i estrogjenit dhe progesteronit rritet dhe për pasojë, gjinjtë bëhen më të fortë dhe ndiejnë më shumë dhimbje. Këto simptoma zhduken direkt, pas ardhjes së menstruacioneve.
Pse ndonjëherë shfaqen qime në gjoks?- Ndonjëherë femrat shqetësohen kur shohin qime rreth gjoksit, por nuk ka vend për t’u shqetësuar. Gjatë fazave të ndryshme të jetës, ka luhatje hormonale të cilat e bëjnë normale rritjen e qimeve në këtë zonë të trupit.
Pse ndonjëherë na kruhen gjinjtë?- Normalisht kokrrat e gjoksit nuk duhet të kenë ndjesi kruajtje, por mund të ndodhë kur kjo zonë është e thatë ose e dëmtuar. Shkaqe të tjera që mund të shkaktojnë kruajtjen, mund të jenë ekzemat ose ndonjë simptomë shtatzënie.
Pse kanë prirje të varen?- Nuk bëhet fjalë për një çështje graviteti, por nëse gjoksi nuk mbahet në mënyrën e duhur përditë, me kalimin e viteve për shkak të natyrës së tij delikate, priret të varet, shkruan noa.al. Duhen mbajtur gjithmonë reçipeta, nëse dëshirohet që të kohet gjoksi i një vajze në formë edhe pas moshës 30-vjeçare.
Në çfarë moshe duhet bërë mamografia e parë?- Mamografia duhet bërë si mënyrë parandaluese, në momentin kur një femër bëhet pjellore. Kontrollet e rregullta, duhen bërë së paku një herë në vit dhe duhet të vazhdojnë deri në periudhën e menopauzës.
Diskutime rreth kësaj post