Pesë policë të një njësie të forcave speciale u arrestuan në Bosnje për vjedhjen e një automjeti të blinduar për transportimin e fondeve dhe të 300 000 eurove, njoftoi sot një burim policor.
Katër muaj pas kësaj vjedhjeje, në muajin shtator, në një autostradë në veri të vendit, hetuesit arritën të identifikonin autorët e dyshuar”, theksoi ministri i Brendshëm i entitetit serb të Bosnjes, Dragan Lukac.
“Treguesit e parë mbërritën nga njësia speciale e policisë, ku është vërejtur një sjellje e çuditshme e të dyshuarve”, deklaroi Lukac në një konferencë shtypi në Banja Luka.
Bëhet fjalë për një njesi speciale të policisë së entitetit serb të Bosnjes, që operon në çështjet e krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Diskutime rreth kësaj post