Ish kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status denoncues në rrjetin social “Facebook”, ku shprehet se duhen dhënë 5 mijë euro për provim në Policinë e Shtetit. Pas kësaj reagoi Ministria e Brendshme, që tha se kjo është akuzë e pavend.
Statusi i MB:
Lidhur me një status të publikuar në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku një prej aplikantëve pretendon se pas përfundimit të testimit për “Patrullë e Përgjithshme” nuk është njohur me pikët dhe nuk janë publikuar ende listat duke aluduar për favorizime, sqarojmë se:
Në datën 15 dhe 16 Tetor në Pallatin e Kongreseve u zhvillua testimi i kandidatëve që konkuruan për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, për pozicionin ‘Patrullë e Përgjithshme’. Faza e parë, ishte testimi me shkrim që i paraprin testimit fizik dhe atij psikologjik.
Në këtë testim morën pjesë rreth 2700 të rinj nga i gjithë vendi, të cilët konkuruan për 150 vende në Policinë e Shtetit. Testimi me shkrim u monitorua me kamera, si dhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, SHÇBA dhe misioneve të asistencës ICITAP e PAMECA.m Sqarojmë opinion publik, se në përfundim të testimit me shkrim si për grupin e parë, të dytë dhe të tretë që zhvilluan testimin me shkrim gjatë dy ditëve, korigjimet janë kryer në moment dhe në prezencë të aplikantëve në sallë.
Rezultatet janë afishuar menjëherë në hyrje të Pallatit të Kongreseve si dhe janë publikuar në faqen zyrtare të Akademisë së Sigurisë dhe të Policisë së Shtetit, menjëherë sapo ka përfunduar korigjimi.
Gjithashtu në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme në rrjetet sociale apo në email, të gjithë ata aplikantë që kanë kërkuar ndihmë për t’u njohur me rezultatin u është kthyer përgjigje menjëherë duke iu dërguar linkun e shpalljes.
Ditën e hënë, datë 22 tetor, do të njoftohen aplikantët që do shpallen fitues të fazës së parë për të vijuar fazat e tjera të konkurimit. Çdo aludim tjetër është dashakeq dhe me qëllimin e vetëm për të përbaltur procesin tejet transparent që po zhvillohet. Statusi i publikuar, në vijim të disa të tjerëve, është mashtrim i turpshëm i radhës i një gënjeshtari recidivist. Përsëri një tentativë për të hedhur baltë mbi Policinë e Shtetit.
Organizimi i provimit ishte model, një vlerë e shtuar për Policinë e Shtetit, që autori i shpifjes nuk mund ta kuptojë pasi në kohën e tij, studentët i zgjidhte Partia dhe për më teper ai është autori i mbylljes famëkeqe të shkollës së lartë të Policisë që i solli një dëm të jashtëzakonshëm Policisë duke i hapur rrugën medioritetit dhe pa aftësisë profesionale.
Ministria e Brendshme fton çdo aplikant që ka paqartësi apo ankesa t’i drejtohet Akademisë së Sigurisë, Drejtorisë së Përgjitshme të Policisë së Shtetit, si dhe SHÇBA-së, duke iu garantuar profesionalizëm dhe paanësi në trajtimin e çdo shqetësimi apo ankese.
Diskutime rreth kësaj post