Modelja shumë e përfolur kosovare, Arta Nitaj është kthyer ditët e fundit në qendër të vëmendjes për shkak të një skandali të publikuar nga YouTuberi Teddy Grey. Ky i fundit ka publikuar disa mesazhe, ku mësohet se modelja shqiptare shet trupin e saj për 5 mijë euro. Të gjitha këto mesazhe që zhvillohen mes Arta Nitajt dhe një personi shqiptar që thuhet se ka fjetur me të kundrejt pagesës, janë bërë publike në Instagramin e Teedy Grey.
YouTube-ri britanik ka postuar fillimisht një bisedë private që është zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitaj. Në këto mesazhe një person i shkruan Arta Nitajt se duhet të takohen ose ndryshe ai do të publikojë foton e saj nudo. Personi në fjalë pretendon se Arta Nitaj i ka marrë 5 mijë euro për një natë.
Ndërkohë, modelja ia kthen po me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, ndërsa i kërkon ta fshijë foton.
Mesazhet e publikuara:
-Unë e dua edhe një natë me ty ose të postoj foton. 5000 euro më ke marrë atë natë dhe pastaj më ke bërë pas 1 turri s’mundem më. Kur të vish në Kosovë të pres. Ose e din çfarë bëhet. Ja numri im mos e bëj këtë punë më të madhe.
-Provoje dhe e shikon çfarë të gjen dhe mos më bezdis më. Fshije atë foto se pasha Zotin shumë keq të gjen, e shikon sa të vij në Kosovë.
Diskutime rreth kësaj post