Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali teksa foli me tone të ashpra për paketën anti-shpifje, sulmoi ashpër edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Sipas Spiropalit, Berishës i rrinë sustë pesë gazetarë se kanë frikë nga hija e plumbave të tij.
Spiropali është shprehur se portalet keqinformojnë si në rastin e tërmetit, kur qytetarët të frikësuar dolën të gjithë jashtë në mbrëmje.
“I rrinë sustë pesë gazetarë sepse kanë frikë nga hija e plumbave të tij.
Nuk e kuptojnë fare se kanë të bëjnë me një identifikim dhe qytetarët.
I shpallin njerëzit kriminelë, ndiq nëpër gjyqe. Ai tjetri që është i rrethuar, thoshte dil në 11 nga tërmeti jashtë. I njëjti e shpallte Gërdecin dëmtim natyror, ndërsa tërmetin e kishte fajin kryeministri”, tha ndër të tjera Spiropali.
Diskutime rreth kësaj post