Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka renditur “5 fakte”, që sipas tij, duhet të dihen nga publiku, për vetingun në politikë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video me 5 fakte që sipas tij shqiptarët duhet të dinë për vettingun në politikë. Ky proces është një propozim i bërë nga kreu demokrat Basha, që së fundi është mirëpritur edhe nga kryeministri Edi Rama. Por ky i fundit ka deklaruar se ky proces duhet të jetë i vecuar nga procesi i vettingu i prokurorëve dhe gjyqtarëve për të mos penguar reformën në drejtësi.
Vettingu në politikë do të vë në skander, deputetët, ministrat dhe zyrtarët e lartë dhe vetë kryeministrin.
Për tu miratuar vettingu duhen bërë ndryshime në Kushtetutë me votën e 93 deputetëve.
Video:
Diskutime rreth kësaj post