Dita e sotme është një ndër ditët më të nxehta që kanë përjetuar për këtë vit shqiptarët.
Pas një muaji korrik deri diku të freskët ku kishte edhe reshje shiu, muaji gusht pritet të “pjekë” shqiptarët.
Ditën e sotme në Vlorë është temperaturat kanë prekur kulmin duke u ndjerë 48 gradë celsius.
“Qyteti i Vlorës SOT shumë i nxehtë: T = 36.3°C por prezenca e lagështirës prej 60%, bën që temp. të ndjehet ≈ 48°C”- njofton Metoalb.
Parashikimi i motit për sot:
Shqipëria paraqitet në kushtet e motit të kthjellët deri pas mesditës së mërkurë, ku vranësira lokale shfaqen në zonat malore, kryesisht ne verilindje, juglindje duke rrezikuar rrebeshe shiu afatshkurtër.
Pasditja dhe orët e natës do të vijojnë në kushtet e motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike të ditës, duke ngjitur maksimumin territorial mbi 37°C.
Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke bërë që në det dallgëzimi të ngjitet në 2 ballë.
Diskutime rreth kësaj post