Astrit Patozi nuk beson që Sali Berisha nuk i ka firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, sikurse pretendon Lulzim Basha. Patozi thotë se Berisha ka bërë një gabim me dorëzimin e firmave në zyrën e Edi Palokës. Sipas tij nuk kishte pse këto të fundit të mbaheshin të fshehta.
Deklarata e Patozit:
“Ka një gabim taktik të Berishës te mënyra si e mblodhi pjalmin dhe e depozitoi në kasafortë. Unë mendoj se Berisha i ka firmat, por firmat duhet të ishin publike, nuk është puna sesi depozitohet. Po të isha vetë në vend të Berishës do ia çoja Bashës në zyrë. Në bastin që nuk do ta bësh këtë, pasi është një lloj zgjedhje në çastin që pala tjetër e vë në dyshim atëherë duhet të përballesh me palën tjetër. Politika në Shqipëri, besoj që është krenari për PD që të marrësh pjesë në një lëvizje politike qoftë edhe e gabuar. Çfarë kuptimi ka që ti të mbrosh fshehtësinë. Berisha ka gabuar faktikisht, mbledhjen e firmave nuk kishte pse të mos e bënte publike. Unë mendoj se Berisha do ta konsiderojë ilegjitime burokracinë e sotme të PD, selinë, institucionet aktuale sepse ai thotë që ky Kuvend është mbi të gjitha organet e tjera për shkak se po vetëmblidhet dhe jam dakord me këtë lloj logjike. Unë besoj se Kuvendi është më i larti, nga ai derivojnë të tjerët,” u shpreh Patozi.
Diskutime rreth kësaj post