Në Madrid janë të qartë, ka ardhur momenti i duhur për tu hedhur në sulm, për të tentuar edhe një herë të sigurojnë shërbimet e Kylian Mbappe, lojtari që aq shumë e dëshirojnë. Në Spanjë vijon të jetë një çështje e hapur dhe shumë tunduese, mediat iberike zbardhin thuajse çdo ditë një skenar të ri që dërgon Real Madrid tek sulmuesi francez. Sipas “Marca”: Florentino Perez është i gatshëm të “vesh me ar” Kylian Mbappe nëse sulmuesi do të transferohet në Madrid me parametra zero.
Mbappe është nën kontratë me PSG deri në 2022, pra nëse Mbappe qëndron edhe një vit në Paris dhe nuk rinovon e pret një kontratë sheikësh në Madrid: 40 milion euro kesh, në formë bonusi si mirënjohje, dhe një 25 milion euro neto në sezon. Këto nuk janë shifra normale, por të denja për një super yll. Mbappe ia ka bërë të qartë si trajneri Pochettino ashtu edhe lojtarëve se vullneti i tij është për tu larguar nga Parisi duke vendosur drejtuesit e klubit në një pozitë të vështirë.
Presidenti Al-Khelaifi dëshiron ta mbajë por në këtë mënyrë rrezikon ta humbas falas, për të shmangur një përfundim të tillë janë të detyruar ta shesin gjatë kësejë merkatoje. Përtej zërave të merkatos, Mbappe u shpreh pak ditë më parë se ëndrra e tij është të fitoj Champions League me PSG, ky është viti i fundit për ta bërë diçka të tillë, edhe Perez e shty drejtë këtij vendimi me ofertën e fundit, për të nisur më pas një aventurë të re në Madrid.
Diskutime rreth kësaj post