Mërgimtarët po vazhdojnë të vijnë në vendlindje për të kaluar festat e fundvitit.
Vetëm sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pritet të aterrojnë 40 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës.
Fluturimet janë kryesisht nga Gjermania, Zvicra, Turqia e nga vende të tjera.
Pak më parë Agjencia e Navigacionit Ajror njoftoi se deri në ditën e sotme, me përkushtim dhe vëmendje të plotë, kanë pritur dhe përcjellë 25 mijë e 779 operime ajrore për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
Diskutime rreth kësaj post