Nar Koka, vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka është shoqëruar në polici. Shoqërimi i tij është bërë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Durrësit.
Nar Koka, njihet dhe si negociator i marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Ilir Metës në datën 1 prill të katër viteve më parë.
Koka është shoqëruar në policinë e Durrësit pak minuta më parë. Burimet thanë se Koka është shoqëruar në polici pasi ka makinën me xhama të errët.
Edhe pse ai ka treguar një dokument të prokurorisë që i lejon lëvizjen me makinë me xhama të zinj, sërish është shoqëruar.
Burimet thanë se urdhri për ndalimin dhe shoqërimin e tij është dhënë nga vetë kreu i policisë së qarkut, Perlat Çullhaj.
Diskutime rreth kësaj post