2020 ishte një vit intensiv për zhvillimet politike dhe 2021 pritet të jetë më i ashpër në betejat politike, kjo edhe për faktin se janë zgjedhjet në 25 prill. Betejat politike të 2021 është tema e diskutimit në Open në Top Channel.
Analisti Berat Buzhala vazhdon me kritika ndaj qeverisë Rama duke thënë se një qeverisje tjetër e tij nuk do t’i shërbente Shqipërisë.
“Ju i keni pasur të gjitha pushtetet. Para 4 vitesh dolët në fushatë duke thënë se partia tjetër nuk na la të bëjmë reforma. Keni 4 vite që keni pasur çdo pushtet. I keni pasur të gjitha: Kazanin, pushtetin. Spiropali tha se do luftojë korrupsionin. Cilin korrupsion do luftoni? Këtë tuajin, apo do ktheheni pas 8 viteve dhe do luftoni korrupsionin e Sali Berishës”, tha Buzhala.
Diskutime rreth kësaj post