Edhe pse përpiqeni të ushqeheni shëndetshëm, të bëni aktivitet fizik apo të shmangni ekspozimin në zona të ndotura, është e pamundur të mos rrezikoheni nga toksinat, të cilat ndryshe nga ç’mund të mendoni rriten dhe shumohen brenda organizmit të gjithësecilit prej jush.
Sipas të dhënave të The Hearty Soul një njeri me zhvillimin fiziologjik normal është i ekspozuar ndaj 2.5 miliardë kilogramë kimikate toksike. Me kalimin e kohës, toksinat që gjenden në trupin tonë shumohen dhe fillojnë ta sulmojnë atë, ky është momenti që duhet t’i kushtoni rëndësi 4 simptomave të mëposhme dhe të çhelmoni nëpërmjet regjimeve pastruese trupin:
1.Mungesë përqendrimi: Edhe pse sipas ekspertëve të shëndetit mungesa e përqendrimit është tejet subjektive, studimet e ndryshme kanë treguar se ajo ndodh si pasojë e toksinave të mbledhura në organizëm nga alkooli, duhanpirja apo ndotja e ambientit të cilat dëmtojnë sistemin nervor.
2.Fryrje barku: Abuzimi me alkoolin, ëmbëlsirat dhe brumërat, mungesa e aktivitetit fizik, si dhe të fjeturit menjëherë pas vaktit janë disa prej shkaqeve kryesore që ndikojnë në fryrjen e barkut. Por, krahas tyre nuk mund të lëmë pa përmendur edhe problemet e sistemit tretës. Një trup i mbushur me toksina nuk arrin të prodhojë në sasinë e duhur enzimat tretëse dhe si rrjedhojë shfaq çrregullime të florës bakteriale.
3.Mbipesha: Mbipesha është një ndër sfidat më të mëdha të shoqërisë moderne që ndikon në shëndetin kardiovaskular, sistemin nervor, problematikat e lidhura me sistemin e eshtrave, tretjen etj. Nëse keni kohë që provoni të humbisni peshë, por rezultatet në peshore nuk tregojnë asnjë ndryshim duhet të çhelmoni fillimisht organizmin dhe më pas të procedoni me dietën ose stërvitjen. Toksinat që ‘’ngecin’’ gjatë fluksit të gjakut pengojnë përthithjen e duhur të vlerave ushqyese dhe ulin funskionet metabolike, si rrjedhojë shtoni sa më shumë peshë.
4.Keni erë të keqe nga goja: Era e keqe e gojës, njohur ndryshe me emrin halitoza, e ka origjinën në gojë. Skaku i zakonshëm është ndarja e grimcave të ushqimit nga bakteret. Goja përmban një sërë bakteresh, veçanërisht në pllakën e dhëmbëve, substanca që krijohen ndërmjet dhëmbëve që nuk janë pastruar rregullisht. Era e keqe e gojës tregon gjithashtu që organet e brendshme nuk arrijnë të eleminojnë toksinat nga organizmi, prandaj ju duhet një dietë çhelmuese që bazohet në fruta e perime./living
Diskutime rreth kësaj post