E njohur si Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korriku, nëpërmjet kinemasë, por edhe medias amerikane, kujtohet në të gjithë botën. Ndonëse me një vizitor të veçantë këtë vit në Shqipëri, ish-presidenti Bill Clinton, në një vizitë dyditore në Tiranë, faqet rozë dhe profilet në rrjetet sociale janë mbushur me urime për personazhet e njohur, duke filluar që nga Kryeministri Edi Rama e deri te njerëz të tjerë të panjohur, që sot festojnë ditën e lindjes bashkë me Amerikën.
Sot, edhe festat private bëhen lehtësisht publike, mjafton të hidhni një sy nga personazhet që sot festojnë ditëlindjet.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë këto dy ditë i shoqëruar nga ish-presidenti Clinton, i cili ka vizituar vendin tonë për herë të parë. Pas përcjelljes, në një foto duke përqafuar Clinton, Rama shkruan: “Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është Ëest Albania”,- tha Bill Clinton dhe këtë mesazh e përcolli në rrjet Kryeministri Rama për të gjithë publikun.
Edhe Era Istrefi sot feston ditëlindjen, mbush 29 vjeç. Fenomeni ndërkombëtar tashmë ka gati projektet e reja, që, me siguri, presin të bëhen hite. Vetëm një ditë më parë, Era zbuloi edhe romancën e re të dashurisë me futbollistin Amir Rrahmani, ndërsa ditëlindjen e ka pritur në Greqi, në Mykonos, nga ku ka fryrë edhe qirinjtë e ditëlindjes. Motra e madhe, Nora, është gjithmonë aty për të festuar me motrën e vogël, çdo 4 korrik.
Edhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj, feston ditëlindjen e 36-të sot, por ndoshta jo në një festë të madhe: “Malësoret festojnë me djathë t’njomë. Sepse kështu më pëlqen t’i festoj ditëlindjet, në mal. Gëzuar ditëlindjen vetja ime! Je gocë me fat”, –shkruan ajo përkrah fotos me të bijën dhe djathin me një qiri në dorë.
Edhe vajza më e madhe e Barack dhe Michelle Obama, Malia Obama, ka një ditë të veçantë sot – një festë e dyfishtë, që ajo i gëzohet çdo vit që kur ka lindur. Malia ka lindur më 4 korrik, ditën e pavarësisë, që do të thotë se ka jo vetëm ditëlindjen e saj të 25-të për të shijuar, por edhe festimet e 4 korrikut.
Malia është jashtëzakonisht private, por nëna dhe babai i shpërndajnë shpesh postimet e saj në llogaritë e tyre të mediave sociale.
Sikur Coldplay dhe Taylor Swift të mos shkaktonin një zhurmë aq të madhe, edhe reperi amerikan Post Malone konfirmoi se do të performojë në Singapor, në shtator. Në prag të ditëlindjes së tij të 28-të, ai lajmëroi se do të ketë koncerte edhe në qytete të tjera në Azi, duke përfshirë Bangkok, Manila, Taipei, Seul dhe Tokio.
Koncerti i ardhshëm i artistit që feston sot ditëlindjen është pjesë e turneut të tij në Azi, “If Y’all Weren’t Here, I’d Be Crying”.
Diskutime rreth kësaj post