Të paktën 39 persona u vranë sot në një sulm të aviacionit rus kundër një ndërtese që shërbente si burg për Al-Kaedën në veriperëndim të Sirisë, sipas një OJQ-je, që njoftoi fillimisht për 10 të vdekur.
“Të paktën 39 persona u vranë nga një sulm i aviacionit rus kundër një ndërtese të përdorur nga Fronti Al-Nosra (degë siriane e Al-Kaedës) si burg dhe gjykatë në Maaret al-Noomane, në provincën e Idlebit”, konfirmoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
“Pjesa më e madhe e viktimave ishin të bourgosur, por kishte gjithashtu gardianë dhe pesë civilë, mes të cilëve një fëmijë, sepse qendra e ndalimit ndodhej në një treg të populluar”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post